Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri sot një pasqyrim të situatës më të fundit nga koronavirusi në vendin tonë.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se numri i rasteve të reja është në rritje, ndërsa shtoi se faktor për këtë kanë qenë festat e fundvitit, për shkak të grumbullimeve dhe uljes së vigjilencës nga qytetarët.
Ndonëse nuk ka masa të reja shtesë dhe orari i ndalimit të lëvizjes mbetet i pandryshueshëm 22:00-06:00, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe për një afat të pacaktuar.
Kjo masë vjen pas përhapjes atje të variantit të ri të koronavirusit, për të cilin në vendin tonë ende nuk ka të dhëna.
Ndërkaq, Skënder Brataj tha se në 24 orët e fundit janë rritur telefonatat në shërbimin e Urgjencës.
Etiketa: Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve, Koronavirusi, masat e koronavirusit, Video