Aktualitet

Rekord viktimash nga koronavirusi në Britaninë e Madhe








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 06/01/21 |
mapo.al

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 1,000 vdekje të lidhura me Covid-19, në 24 orët e fundit. Të dhënat e fundit vijnë në ditën e parë të karantinës së vendosur së fundmi në Britaninë e Madhe, të njoftuar të hënën nga Kryeministri Boris Johnson.



Shkak për mbylljen e radhës është bërë konfirmimi i varianti i të ri të koronavirusit, i cili rezulton që të jetë edhe më infektues se “versioni origjinal”.


Shifrat e lëshuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Mërkurën pasdite treguan se brenda ditës u regjistruan 1,041 viktima nga Covid-19. Po ashtu, vendi regjistroi edhe rekord rastesh të reja.



Në 24 orë u konfirmuan 62,322 raste pozitive. Në total, vendi numëron 2,8 të infektuar me koronavirusi.



1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas