Rekord vrasjesh në 2 muaj, shtohen edhe krimet në familje

Shqipëria nuk njeh qetësi. Bilanci i vrasjeve në 2 muajt e parë të 2019-ës njohu rritje, përfshirë këtu edhe krimet në familje. Vetëm në periudhën janar-shkurt numërohen 16 vrasje, raporton Vizion Plus.

Krahasuar edhe me të dhënat zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 në tremujorin e parë u regjistruan 12 vrasje, ndërsa këtë vit përllogariten 4 vrasje më shumë në një kohë më të shkurtër.



Në 2 muajt e parë të 2019, përveç vrasjeve me sfond kriminal vërehet edhe një rritje e krimeve në rrethana familjare. 2 gra janë vrarë nga bashkëshortët, 2 të tjera nga kunetërit, apo rasti ku dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas edhe veten. Rasti i fundit i rëndë ishte ai i Vlorës ku nipi adoleshent vrau gjyshin e tij.

Por edhe viti 2018 ishte një ndër më të vështirët sa i përket rendit dhe sigurisë në vend. Vjedhjet me thyerje dhe vrasjet me dashje ishin dy veprat penale me numrin më të lartë të regjistruar gjatë vitit 2018. Sipas ABC News, që u referohet të dhënave për vitin që lamë pas, përveç rritjes së grabitjeve të bizneseve, në vitin 2018 u rrit edhe numri i vrasjeve me dashje, sidomos ekzekutimet e tipit mafioz.

Prej më shumë se 5 vitesh, në statistikat e Policisë së Shtetit raportoheshin ulje të numrit të vrasjeve si edhe zbulim i autorëve të veprave të rënda penale, gjë që nuk rezultoi kështu për vitin e kaluar.

Në vitin 2018 u ekzekutuan, sipas shifrave zyrtare të policisë, 51 persona, 1 më shumë se në vitin 2017, ku më shumë se gjysma e autorëve nuk janë zbuluar ende. Tipologjia e vrasjeve mafioze është shqetësimi kryesorë për struktuarat kriminalistike të uniformave blu, raporton ABC News.

Në disa ngjarje kriminale të 2018 janë ekzekutuar më shumë se një person gjatë atentateve, ndërsa në regjistrat e policisë procesverbali është shënuar jo në bazë të numrit të viktimave, por në bazë veprës penale. Në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Elbasnit dhe Vlorës vrasjet e bujshme janë kryer në qendrat urbane duke shkaktuar frikë dhe panik te popullsia lokale.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252