Thursday, June 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

REL: Rama dhe Kovaçevski të zhgënjyer me Bashkimin Evropian

by us er1
23/06/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë shprehur të zhgënjyer me Bashkimin Evropian pas përfundimit të samitit që u mbajt në Bruksel të enjten.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndonëse i kanë përmbushur të gjitha kushtet, nuk i kanë nisur ende negociatat për pranim si kandidatë në BE, për shkak të vetos bullgare. Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike.

Kovaçevski të enjten tha se ka refuzuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

“Falënderoj presidentin Macron për angazhimin, por që propozimi të jetë pranueshëm duhet të garantojë disa çështje thelbësore, për gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ka deklaruar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët me Ramën dhe presidentin Serb, Aleksandar Vuçiq.

Franca, e cila kryeson me presidencën e BE-në deri më 1 korrik, ka disa javë që mbështet kërkimin e një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes midis dy vendeve.

Propozimi francez përmban disa pika, ndër to: Maqedonia e Veriut duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, do t’i rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, do të harmonizojë tekstet shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, do t’i heqë të gjitha tabelat që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase.

Në konferencën pas samitit të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kovaçevski tha se ka shprehur pakënaqësinë me dinamikën e negociatave të pranimit.

“Çfarë ka ndodhur tani është një goditje ndaj kredibilitetit të BE-së”, tha ai.

Pakënaqësinë me mos përparimin në rrugën për anëtarësim në BE e shprehu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen time për BE-në, më vjen keq për ta, shpresoj që mund të ndihmojmë”, tha ai.

Ai tha se nuk ka shpresuar në shumë progres në këtë çështje para ardhjes në samit.

“Ne kemi shumë për të bërë. Derisa ne vazhdojmë në rrugën tonë evropiane shpresojmë se në shekullin e ardhshëm do të jemi anëtarë”, tha Rama.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli lidhur me këtë çështje në konferencë të përbashkët me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Këta të tre janë edhe iniciatorët e Ballkanit të Hapur, që synon bashkëpunim ekonomik në mes të tri vendeve.

Presidenti Vuçiq tha se në samit ka shprehur mbështetjen e tij për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane diskutuan me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin. Krahas vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor./rel/

Tags: Aleksandër VuçiçBashkimin EvropianDimitar KovaçevskiEdi Rama

JU SUGJEROJME

E rëndë/ Vret veten në banesë, nëna e gjen të vdekur të birin
Aktualitet

E rëndë/ Vret veten në banesë, nëna e gjen të vdekur të birin

23/06/2022
“Putin është shumë sëmurë”, Rama: As ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm
Aktualitet

“Putin është shumë sëmurë”, Rama: As ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm

23/06/2022
Rama tregon prapaskenat nga Samiti i Brukselit: Keqardhje e thellë për BE-në
Aktualitet

Rama tregon prapaskenat nga Samiti i Brukselit: Keqardhje e thellë për BE-në

23/06/2022
SHIFRA E DITËS: 22 vite pritje, BE si “Godoja” për Shqipërinë
Aktualitet

SHIFRA E DITËS: 22 vite pritje, BE si “Godoja” për Shqipërinë

23/06/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • REL: Rama dhe Kovaçevski të zhgënjyer me Bashkimin Evropian
  • E rëndë/ Vret veten në banesë, nëna e gjen të vdekur të birin
  • “Putin është shumë sëmurë”, Rama: As ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm
  • Rama tregon prapaskenat nga Samiti i Brukselit: Keqardhje e thellë për BE-në
  • SHIFRA E DITËS: 22 vite pritje, BE si “Godoja” për Shqipërinë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In