Aktualitet

REL: Shqipëria me më pak teste për koronavirusin në Ballkan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 29/04/20 |
mapo.al

Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duket se qëndrojnë më mirë në procesin e testimit. Sipas ueb-faqes Worldometers, e cila gjurmon rastet e koronavirusit, deri më 28 prill, Serbia ka testuar mbi 7,700 persona në një milion banorë, Kroacia rreth 8,000 persona, Bosnjë e Hercegovina mbi 8,000, Maqedonia e Veriut rreth 7,300 dhe Mali i Zi ka testuar 8,100.


Kosova ka mbi 1,7 milion banorë dhe 6,955 teste, që i bie se janë testuar mbi 3,970 persona në një milion banorë.


Më keq qëndron Shqipëria, me 2790 persona të testuar në një milion banorë. Në Shqipëri janë bërë 8028 teste, ku pozitiv me koronavirus janë deri më sot 766 persona.


Ndërkaq, mikrobiologu, Lul Raka, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, thotë se numri i mostrave varet nga numri i testeve që janë në dispozicion.


Pasi Kosova nuk ka mundësi të prodhojë teste dhe varet nga importi, Raka thotë se është shumë vështirë furnizimi me to për shkak të kërkesës së madhe globale për këtë produkt.

Sipas tij, Instituti vendos se cilët persona duhet të testohen pasi nuk ka mundësi për të gjithë.

“Problemi kryesor është vështirësia në furnizimin me teste, sepse për kërkesa për teste është kërkesë globale. Është shumë vështirë të sigurohen, kjo është arsye pse testet janë bërë aq sa janë bërë edhe pse ditëve të fundit kjo shifër është rritur. Normal që nuk kemi mundësi ta testojmë krejt popullatën e Kosovës, kjo është e kuptueshme”, tha Raka.

Edhe zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, theksojnë se numri i testimeve në nivel vendi është i vogël, por sipas tyre, kjo varet nga kapacitetet ekzistuese.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në këtë Organizatë, i tha Radios Evropa e Lirë, se vetëm testimi nuk është zgjidhje për parandalimin e koronavirusit. Sipas saj, qytetarët e Kosovës duhet të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për izolim.

Asnjë shtet nuk mund të testojë secilin person. Por, bëhet seleksionimi në bazë të kritereve që i përcakton OBSH-ja dhe miratohen nga autoritetet shëndetësore në Kosovë. OBSH potencon se domosdoshmërisht duhet të testohen personat me simptoma, persona të kontaktit. Kurse Instituti e ka shtuar edhe personat të cilët janë edhe në karantinë. Po mendoj se kjo është e mjaftueshme”, tha Humolli. REL


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas