Aktualitet

E rëndë në Tiranë – Efektivi i FNSH vritet aksidentalisht nga i biri 7 vjeçar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 20/12/20 |
mapo.al

Tiranë– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës në rrugën “Shyqyri Brari”. Një efektiv i FNSH-së me inicialet R.Bicerri është vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar në ambientet e një lokali.






Efektivi ishte duke luajtur bilardo me miqtë kur u qëllua nga i biri i mitur me armën që përdorte në detyrë. Ai nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor dhe shërbimet policore ndodhen në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave.





Informacioni paraprak i Policisë:



Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. Bicirri i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.



Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas