Në renditjen e fundit të FIFA-s, Shqipëria ka mbetur sërish në vendin e 66, ndërsa Kosova në vendin e 117.
Arsyeja ka të bëjë me faktin se pas ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve nuk u zhvilluan më takime mes kombëtareve, duke bërë që kuqezinjtë ta mbyllnin këtë vit në vendin e 66.
Ndërkohë, në krye të listës është kombëtarja e Belgjikës, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia.