Ka shkuar në 148 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, ndërsa të infektuar janë 3.858. Në Romë është shënuar viktima e parë. Ai është një pacient 87 vjeçar, i cili vdiq në spitalin San Giovanni.
Mediat italiane shkruajnë se nuk është rastësi që vetëm 24 orë pasi u vendos mbyllja e shkollave deri më 15 mars, të shqyrtohet mundësia e zgjatjes së mëtejshme të pezullimit.
Kryeministri Giuseppe Conte inkurajon qytetarët, teksa thotë se: “Do të dalim së bashku nga kjo situatë, nga kjo emergjencë.”
Ndërkohë, në të gjithë botën regjistrohen 3.387 viktima dhe 98,440 të prekur.