Bilanci i tragjedisë së Genovas në Itali, është rritur dhe numri i viktimava ka shkuar në të paktën 35 deri tani, si dhe mbi 13 të plagosur. Po ashtu, janë edhe 10 persona që rezultojnë të zhdukur.
Ura ishte pjesë e superstradës “A10”, rreth 100 metra e lartë.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.
E ndërtuar në vitin 1960 ura e njohur si “ura Morandi” është shembur në afro 1 km të gjatësisë së saj duke zënë poshtë vetes automjete të ndryshme si edhe disa banesa, duk shkaktuar fatkeqësisht edhe vdekjen e dhjetëra personave.
Por në tragjedi ka edhe persona që shpëtojnë mrekullisht, një prej tyre është edhe shoferi i kamionit në foto, që ka ndaluar fare pak metra larg pjesë së shembur të urës.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.
E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.
Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.
Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”.