Aktualitet

Rëndohet bilanci në Shkodër, rezultojnë pozitivë me koronavirus edhe 6 persona të tjerë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:07 - 06/04/20 |
mapo.al

Pas shtimit të shpejtë të rasteve me koronavirus në Shkodër, janë zhvillur edhe kontrolle te tjera sidomos tek familjarët e atyre që janë infektuar më parë dhe që ndodhen nën kujdes shendetësor ose të karantinuar.


Nga 26 tamponë, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në Shkodër.


2 familjaret e 80 vjeçares dhe infermieri i cili i sherbente prej muajsh, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi dhe 2 anetarë të familjes nga Kirasi, të gjithë kanë rezultuar pozitivë. Kjo e çon numrin e të infektuarve në qarkun Shkodër në 48.


ISHP sot do të publikojë shifrat e reja në gjithë vendin. Zyrtarisht deri më tani janë 361 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri dhe 21 viktima.



Etiketa: ,

Pas