Aktualitet

Rëndohet bilanci nga Covid-19 në Britani, 739 viktima. Greqia asnjë të vdekur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:50 - 01/05/20 |
mapo.al

Britania e Madhe regjistron sërish shifra të frikshme nga Covid-19. Sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social në vend, gjatë 24 orëve të fundit 739 pacientë humbën jetën.


Numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 27,510. Ndërkohë janë regjistruar edhe 6,201 raste të reja duke e çuar në 177,454 numrin total të të infektuarve.


Deri më tani në Britani janë kryer 762,279 teste për Covid-19.



Greqia

Ndërkohë Greqia duket se po ja del me koronavirusin. Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 21 raste të reja dhe asnjë viktimë.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 2612, ku 1374 janë shëruar.


Etiketa: , ,

Pas