Tre shqiptarë me origjinë nga Kosova janë në mesin e 39 viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi me magnitudë 6.6 i shkallës rihter.
Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli, informon se bëhet fjalë për Nazmije Dograjan 64-vjeçe, si dhe çiftin e bashkëshortëve Hatixhe dhe Bajram Dogruja 70 dhe 73-vjeç.
Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.
Nazmije Dograjan u përcoll sot në banesën e fundit. Në ceremoninë e varrimit në varrezat Hacılarkırı në Bornova merrnin pjesë dhe tre ministra turk.
Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri, 28 vjeç, lojtar amator futbolli.
Në video është momenti kur i riu nxirret i gjallë nën rrënoja nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Deri tani autoritetet turke kanë raportuar 39 viktima dhe 885 të plagosur.