Aktualitet

Rëndohet situata e koronavirusit në Greqi, mbi 100 të vdekur në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 22/11/20 |
mapo.al

Edhe në Greqi, situata nga pandemia është rënduar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.


Autoritetet greke të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 103 persona të prekur me koronavirus.


Alarmante situata paraqitet edhe në spitale, ku aktualisht ndodhen 540 persona në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç, 150 janë gra.



81,9% e personave në intubim kanë të paktën një sëmundje tjetër ose janë mbi 70 vjeç.


Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 1498 persona.



Etiketa: , , ,

Pas