Aktualitet

Rëndohet situata e koronavirusit në Itali, 221 të vdekur në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 27/10/20 |
mapo.al

Rëndohet situata e koronavirusit në Itali.


Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21,994 raste të reja me virusin e rrezikshëm, nga 174,398 teste të kryera.


Po ashtu, autoritetet e vendit konfirmuan se brenda ditës kanë ndërruar jetë nga Covid-19 edhe 221 qytetarë.



Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është sërish Lombardia, ku u regjistruan 5,035 raste të reja, e ndjekur nga Piemonte (2,458), Campania (2,761) dhe Lazio (1,993).


Ndërkohë, presioni mbi njësitë e kujdesit intensiv po rritet. Edhe 127 pacientë të tjerë raportohet t’i jenë shtuar këtij pavijoni. Ndërsa, në total, numri shkon në 1,411.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas