Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rëndohet situata – Infektimet tre herë më të larta se gushtin e kaluar

by mapo.al
23/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore, Shëndeti
0

Vetëm në një javë janë infektuar me coronavirus 3374 persona ose tre herë më shumë se e njëjta periudhë e gushtit të kaluar. Shifrat e infektimeve po i afrohen janarit të këtij viti i cili i parapriu kulmit të pandemisë. Sipas ISHP aktualisht janë 5573 raste aktive, çka tregon se shumica prej tyre janë regjistruar në periudhën 16-22 gusht. Vaksinimi vazhdon me ritme të ngadalta për shkak të interesimit të pakët të qytetarëve. Sipas John Hopkins vetëm 20% e shqiptarëve kanë marrë vaksinën e plotë

Vala e katërt e Covid-19, i cili dominohet nga varianti Delta, po njeh rritje të ndjeshme në vendin tonë. Vetëm javën e fundit që nga data 16 gusht sipas një përllogaritjeje të gazetës MAPO të bazuar në të dhënat e ISHP janë infektuar me COVID-19, 3374 persona kundrejt 1015 personave që ishin infektuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsesi, edhe testimet janë shtatëfishuar krahasuar me një vit më parë, kjo dhe si pasojë e masave që kanë vënë shtete të ndryshme të botës si kusht për të udhëtuar, ku kërkohet testi PCR. Një vit më parë në të njëjtin hark kohor ishin kryer 5503 teste kundrejt 38677 që janë kryer këtë vit.



Krahasimi
E megjithatë situata është shqetësuese pasi po t’u referohesh shifrave të vdekjeve janë gati të njëllojta me një vit më parë. Nga datat 16-22 gusht 2021 numërohen 14 viktima si pasojë e koronavirusit nga 17 që numëroheshin një vit më parë, gjithmonë sipas të dhënave zyrtare. Në total Shqipëria deri më datë 22 gusht 2021 numëron 2478 humbje jete, ndërsa të prekur nga coronavirusi 139, 324. Sipas të dhënave të ISHP raste aktive deri më tani janë 5573 nga të cilat 3374 janë shtuar vetëm këtë javë, çka tregon për ritmet e pazakonta të shpërndarjes së pandemisë. Në rast se vazhdohet kështu atëherë do jetë i pashmangshëm shtrëngimi i masave kufizuese siç po ndodh në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut, ku ritmet e infektimeve po njohin shifra të larta.

Vaksinimi
Nëse vazhdohet me këto ritme duket se do kemi një tjetër vit të vështirë në përballje me pandeminë. Nga ana e ISHP nuk jepen të dhëna se sa është përqindja e personave të infektuar të cilët kanë bërë vaksinën e plotë ose së paku dozën e parë. Deri më 18 gusht, Ministria e Shëndetësisë raportonte për më shumë se 1.3 milion vaksinime prej të cilëve më shumë se 500 mijë prej tyre kanë marrë të dy dozat. Muaji gusht është shpallur si muaji i hapur i vaksinimeve, megjithëse vihet re një neglizhencë e theksuar te qytetarët. Nga ana tjetër, eksperienca nga vendet e tjera ka treguar se variant i ri delta ka rezultuar rezistent ndaj vaksinave, dhe shumë vende po mendojnë për dozën e tretë të vaksinës, sidomos për personat në moshë të vjetër, dhe ata që kanë mbi tetë muaj që i kanë marrë të dy dozat e saj. Në rast se do vazhdohet në këtë praktikë duhet theksuar se Shqipëria është shumë mbrapa. Instituti amerikan John Hopkins e rendit vendin tonë me 20% të popullatës së vaksinuar që gjithsesi është shumë larg imunitetit të tufës që duhet të jetë së paku 70% siç flasin studimet e fundit.

Dimri
Duke njohur normën e përhapjes së variantit të ri delta, specialistët janë të mendimit se Shqipërinë e pret sërish një vit i vështirë, dhe problem mbetet kolapsi i sistemit shëndetësor. Më optimistët shprehen se variant i ri është më i lehtë se ai britanik dhe duke pasur parasysh dhe imunitetin që jep vaksina besojnë se hospitalizimi nga ky variant do jetë më i rrallë. Gjithsesi shifrat flasin ndryshe. Përhapja me shpejtësi dhe në një numër më të madh popullsie se variantet e mëparshme mund të sjellë të njëjtën situatë si ajo e shkurt marsit të 2021 e cila ka qenë dhe më e rënda sipas institutit John Hopkins për Shqipërinë. Në atë kohë Shqipëria renditej e para në kontinentin europian për numër popullsie e cila prekej nga koronavirusi, në një mesatare prej 369 personash të infektuar për 1 milion banorë. Kjo shifër regjistrohej gjashtë muaj pasi dolën të dhënat e gushtit, ndërsa me këto ritme të shfaqjes së koronavirusit të ri, kjo shifër në muajt e dimrit mund të shumëfishohet. Zgjidhja më e mirë sipas ekspertëve është vaksinimi derë më derë i banorëve, ndërsa për disa kategori si mjekët, mësuesit, apo dhe sektorë të shërbimeve private duhet të jetë i detyrueshëm.

Pandemia po përshkallëzohet keqas, 9 hapa për të ndalur katastrofën
Petrit Vasili

Eskalimi i situatës së Pandemisë është fakt, është tepër i rëndë dhe shumë i qartë. Edhe dje rritja vazhdoi pa u ndalur me plot 658 raste të reja. Mund të konsiderohet pa hezitim se vaksina dhe imuniteti natyror mbrojnë nga vdekja dhe zbutin komplikacione, por nuk kanë arritur assesi të sigurojnë imunitetin lidhur me variantin Delta shpejtësia e përhapjes së të cilit është vërtet shumë problematike. Shqipëria nuk mund të ecë më në rrugën e vjetër aprofesionale dhe të politizuar, që solli një vit tragjik, ndaj hapat e domosdoshëm për të ndalur katastrofën do të ishin:
1.Rikonceptimi në themel i strategjisë lidhur me variantin delta sepse strategjia me përzierje vaksinash të certifikuara dhe me të tjera me efekt tepër të pasigurt dhe butaforia me orën policore janë handikap serioz për përballimin e situatës.
2.Vazhdimi i testimeve masive është i një dobie ekstreme në këtë situatë të re të përballjes me variantin Delta.
3.Kufizimi dhe kontrolli i hyrjeve në kufi sipas modeleve të njohura bazuar në reciprocitetin simetrik të masave të vendeve të origjinës nga vijnë udhëtarët.
4.Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi janë hapa krucialë veçanërisht në këtë moment të ri duke izoluar në mënyrë efektive rastet aktive dhe duke monitoruar rreptë këtë izolim. Nënvleftësimi dhe lënia pas dore i këtyre katër hapave nga qeveria, ka çmobilizuar sistemin shëndetësor dhe ka nxjerrë situatën nga kontrolli.
5.Ndjekje preferenciale te rasteve të reja, por që janë pjesë e grupeve të riskuara si dhe monitorimi i rasteve të dyshuara për Covid mes këtyre grupeve.
6.Vaksinimi me vaksina të certifikuara nga EMA dhe FDA Amerikane i të gjithë personave që akoma nuk kanë kaluar COVID-in si edhe personave të vaksinuar me CoronaVac duke administruar së paku një dozë prej vaksinave të mësipërme.
7.Vendosja e përdorimit të maskave cilësore mjekësore në transportin publik por edhe në ambiente të mbyllura.
8.Heqjen dorë menjëherë nga improvizimet në mënyrën e rifillimit të shkollës në ambientet shkollore duke hartuar një strategji të qartë, efektive dhe të monitoruar në një situatë kur është vërtetuar katërcipërisht që edhe fëmijët preken nga Covid si edhe mund ta transmetojnë atë.
9.Hartimi i parashikimit strategjik për vendosjen në kohë të masave e kufizimeve të arsyeshme, larg butaforive të mëparshme të orës policore e të tjera masa absurde, duke përdorur modele kufizimesh të provuara europiane, që kane rol pozitiv në kufizimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid.
Këta hapa janë të një domosdoshmërie kritike dhe koha nuk pret.
I tërë sistemi shëndetësor duhet alertuar tani.
Boll propagandë kemi parë.

Rezultatet katastrofike të një viti më parë si dhe parulla qeveritare: “kështu ndodh në të gjithë botën”, nuk mund të vazhdojnë më, sepse shqiptarët e paguan hidhur me jetën dhe shëndetin e tyre këtë.
Askush nuk ka nevojë për ngushëllime hipokrite dhe lot krokodili të kryeministrit dhe qeverisë kur gjëma ka ndodhur.
Kësaj gjëme i duhet dalë përpara sot, i duhet dalë përpara tani.

Tags: 24 oret e funditinfektimetKoronavirusirastet e rejaviktima

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
PASIGURIA – Në rrugë dhe në ujë, 11 viktima dhe 31 të plagosur për 7 ditë

PASIGURIA - Në rrugë dhe në ujë, 11 viktima dhe 31 të plagosur për 7 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In