Policia dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion blic në Nikël të Fushë-Krujës.
Gazeta MAPO mëson se kontrolle janë zhvilluar në disa banesa të personave me rekorde kriminale.
Mësohet se aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa MAPO mëson se ka persona të ndaluar. Kontrollet janë ushtruar në banesat e Valter dhe Durim Bamit, Ylli Cangut dhe Flamur Hakës i cili njihet me nofkën “Tuku”.
Është kontrolluar edhe shtëpia e kushëririt të Durim Bamit, Ervin Kodrës, të cilit në muajin nëntor i bënë edhe një atentat, të cilit i shpëtoi.
Në orët në vijim priten informacione zyrtare nga Policia e Shtetit në lidhje me këtë operacion.
1
Etiketa: Aksion i RENEA, arrestime, Durim Bami, Fushë-Krujë, nikel, RENEA