Aktualitet

RENEA aksion në Gjirokastër, arrestohet i kërkuari për vrasje





               Publikuar në : 09:58 - 12/12/19 |
mapo.al

GJIROKASTËR – Forcat RENEA dhe efektivë nga drejtoria vendore kanë ndërmarrë një aksion sot në Gjirokastër duke prangosur një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar për një vrasje, ngjarje kjo e ndodhur tre vite më parë.


Në një aksion blic të RENEA-s në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër është arrestuar Endrik Lluka. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim prej për vrasjen e kushëriti të tij, Dorian Lluka dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit, Birbil Lluka. Për krimin e kryer, Lluka është dënuar me 35 vite burg.




Enerik Lluka, i arrestuari për vrasjen e kushëririt, Dorian Lluka

Fillimisht RENEA rrethoi banesën dhe më pas hyri brenda duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në banesë iu gjet një armë zjarri tip pistoletë. Mësohet se Endrik Lluka nuk ka bërë rezistencë në momentin që forcat RENEA i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Atij iu gjetën gjithashtu edhe një snajper dhe një pistoletë në banesë.

ME VIDEO/ Momenti i arrestimit 


Atentati në 2016, vrau kushëririn për borxhin e pakthyer
Ngjarja për të cilën ai akuzohet nga ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz. Në një atentat me armë zjarri mbeti i vrarë Dorian Lluka, 29-vjeç, kushëri me autorin e krimit, Endrik Lluka. I plagosur mbeti Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, vëllai i viktimës.

Dorian Lluka, i riu që u vra nga kushëriri i tij, Endrik Lluka

Dy vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka

Shkak për ngjarjen, sipas hetimeve nga policia dhe prokuroria atëherë, ishte një borxh i pakthyer që viktima i kishte kushëririt të tij, Endrik Lluka. Vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka ishin nipërit e ish-kryetarit të Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, aktualisht kryetar i degës së PD në Gjirokastër.


Etiketa: , , ,

Pas