Aktualitet

RENEA aksion në Gjirokastër e Tepelenë, arrestohet një grup kriminal






               Publikuar në : 13:10 - 12/09/19 |
mapo.al

RENEA dhe Policia e Gjirokastrës janë duke zhvilluar operacion sekret në Tepelenë, për arrestimin e një grupi kriminal që kultivonte drogë.


Aksioni mësohet se është i shtrirë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Burimet flasin për të ndaluar në Tepelenë dhe Memaliaj. Operacioni drejtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal. Më shumë se 50 oficerë të RENEA-së janë anagzhuar në operacion, si dhe dhjetra oficer policie të Gjirokastrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 20 urdhër-arreste.

Janë 10 persona të arrestuar në Tepelenë dhe Memaliaj deri më tani. Në Tepelenë janë arrestuar Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi dhe Agron Manka.

Mes të arrestuarve është edhe Bilbil Shqalashi nga Mirdita, dhëndër në Tepelenë. Të gjithe këta persona kanë pasur precendent të mëparshëm penal me kultivimin e kanabisit.

Ndaj tyre rëndon akuza për grup të strukturuar kriminal dhe prodhimin e shitje të lëndëve narkotike.

Po kështu gjatë kontrollit në Lazarat, në dy banesa janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë kanabis. Policia ka shoqëruar në komisariat Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto, në banesat e të cilave u gjet droga.


Etiketa: , , , , ,

Pas