Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në disa qytete ku po ushtrojnë kontrolle të befasishme për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Burime bëjnë me dije se aksioni i RENEA-s është shtrirë në Durrës, Lezhë, Shkodër, por edhe në qytete të tjera.
Po ashtu mësohet se operacioni po bëhet për kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur, të përfshirë apo të dyshuar si autorë të krimeve kundër personit apo dhe pronës.
Dhjetra persona janë shoqëruar për verifikim në Durrës, Lezhë, e Shkodër. Aktualisht vijojnë kontrollet në terren.