Aktualitet

RENEA dhe FNSH aksion në Elbasan, ndalohet një i dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 27/07/20 |
mapo.al

Mbrëmjen e kaluar RENEA dhe FNSH kanë realizuar një operacion në Elbasan dhe Peqin. Mësohet se janë ndaluar në preiferi të Elbasanit 7 persona.


Një prej të ndaluarve dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Burime për Mapo raportojnë se i ndaluari është F.Manehasa.


Ende nuk dihen provat që ka në dorë grupi hetimor, por aktualisht ky person po mbahet i ndaluar në policinë e qytetit.


Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik nga persona të maskuar pranë banesës së tij.


Në atentat dyshohet se morën pjesë tre persona dhe ndalimet kanë ardhur pas këqyrjes së pamjeve filmike në momentin kur autorët largohen nga zona e Paperit, ku edhe dogjën automjetin të cilin përdorën në atentat.

LEXO EDHE: 

I dënuar për trafik kokaine dhe heroine, zbulohet e shkuara problematike e Emiljano Ramazanit


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas