Kronika

RENEA dhe FNSH vijojnë mega-operacionin, sekuestrohen armë dhe kanabis, 23 të arrestuar (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:24 - 25/09/20 |
mapo.al

Në vijim të operacionit të shtrirë në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave në kërkim, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 23 persona, 6 janë të proceduar dhe 5 të tjerë të shpallur në kërkim.


Janëe sekuestruar tre armë zjarri, dy pistoleta dhe një kallashnikov, 10 kg kanabis, një armë gjahu dhe dy thika.


Në Krujë është zbuluar një parcelë me kanabis si dhe është arrestuar kultivuesi të cilit i është gjetur edhe një armë zjarri. Në Bulqizë kanë rënë në pranga dy vëllezër për kultivim kanabisi, ndërsa në Kurbin një personi i është gjetur në banesë lëndë narkotike, i cili gjithashtu është arrestuar.


Prej disa ditësh, RENEA dhe FNSH janë angazhuar në një operacion masiv në të gjithë vendin duke ngritur 74 pika kontrolli. Operacioni vjen pas disa ngjarjeve kriminale, vrasje dhe atentate me tritol në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.


Njoftimi i policisë
Gjatë orëve të fundit janë sekuestruar tri armë zjarri (dy pistoleta dhe një kallashnikov), rreth 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, dy armë të ftohta dhe një armë gjahu, si dhe janë ushtruar dhjetëra kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje të sendeve të kundërligjshme apo përdorim të lëndëve narkotike.


Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga dy persona me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, të cilët qarkullonin me armë zjarri, konkretisht 1 në Durrës dhe 1 Tiranë.

Janë goditur tri raste në fushën e narkotikëve, konkretisht: Në Krujë është vënë në pranga një person që kultivonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri, në Bulqizë janë vënë në pranga dy vëllezër për kultivim dhe në Kurbin është vënë në pranga një shtetas, për kultivim e mbajtje të kanabisit në banesë.

Në Kamzë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti, duke vënë në pranga një shtetas, i cili gjatë konflikti qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi me të cilin kishte konflikt për motive pronësie.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 23 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 6 janë proceduar penalisht dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni vijon me angazhimin e të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë, forcës së posaçme “Shqiponjat”, FNSH-së, RENEA-s, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare.


Etiketa: , , , ,

Pas