Aktualitet

Renea, kontrolle në Laç për autorët e ekzekutimit në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:15 - 25/02/21 |
mapo.al

Renea po ushtron sot kontrolle në Laç, pasi mendohet se autorët e atentatit ndaj Shkëlzen Kastratit në Fier, më 1 shkurt, strehohen pikërisht në disa zona të qytetit verior. 





Sipas burimeve policore për Mapo, Renea është shtrirë në terrenin e Laçit pas informacioneve të marra në rrugë operative.


Autorët e shpallur në kërkim dyshohet se janë 4, dhe se dy prej tyre fshihen në periferi të Laçit. Bëhet fjalë për: Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara.




Policia mbërriti tek emrat pas gjetjes së gjurmëve në një makinë në Kamëz, me të cilën autorët udhëtuan pasi braktisën dhe dogjën mjetin nga ku kryen atentatin, në territorin ku pritet të ndërtohet spitali i ri në Fier.


Shkëlzen Kastrati u vra në mesditë, më 1 shkurt, në hyrje të qytetit, teksa ndodhej në makinën e tij tip “Benz – ML” .

Lexo edhe :  Ekzekutimi i gazetarit grek, tre grupe bashkëpunuan për vrasjen

Risjellim në vëmendje se pista kryesore e Policisë mbetet hakmarrja. 5 vite më parë, 8 janar 2016, është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzen Kastratit. Nga ngjarja humbi jetën Denis Kasaj, ndërsa Klemend Kastrati mbeti i plagosur.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Klemend Kastrati rezulton i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, si dhe i dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2012.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas