Aktualitet

RENEA rikthehet në Lazarat, zbulohet kanabis, ndalohen dy gra






               Publikuar në : 09:59 - 12/09/19 |
mapo.al

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me forcat RENEA, kanë ndërmarrë një operacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lazart.


Gjatë kontrollit, në dy banesa janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë kanabis. Policia ka shoqëruar në komisariat Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto, në banesat e të cilave u gjet droga. Konkretisht në banesën e Shkëlqime Rabajt u zbuluan 20 rrënjë kanabisi dhe po kaq edhe në oborrin e banesës së Bejeme Totos, e cila është e moshuar, mbi 65 vjeç.

Pavarësisht se kanë kaluar disa vite nga operacioni i policisë për zhdukjen e hashashit nga Lazarati, duket se ende ka persona që i kthehen “zakonit të vjetër”.


Etiketa: ,

Pas