Kronika

RENEA vret 71-vjeçarin në Elbasan







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 24/09/20 |
mapo.al

5 orë negociata për dorëzim dështuan. RENEA mësohet se ka vrarë 71-vjeçarin Lefter Zhidru në Elbasan.


Nga raportimet e fundit RENEA ndërhyri në banesën e Zhidru, dhe mësohet se kishte shkëmbim zjarri nga të dyja palët.


Ndërhyrja nga autoritetet ka rezultuar fatale për 71-vjeçarin i cili nuk pranoi të dorëzohej, ndërsa kërcënonte me armë edhe forcat speciale.



Burime për Mapo, bëjnë me dije se RENEA ka përdorur gaz lotsjellës dhe më pas kanë qëlluar.


Kujtojmë se Zhidru, ka refuzuar të dorëzohet edhe pas kontaktimit me të birin dhe vajzën e mitur.


***

Mesditën e sotme, rreth orës 13:20, Lefter Zhidru pati një konflikt me të shoqen, në momentin që shkoi Policia, ai u fut në banesë dhe qëlloi me armë zjarri kallashnikov drejt forcave policore.

I moshuari vijoi të qëllojë me armë duke bërë rezistencë, edhe pas thirrjeve të pandërprera të policisë.

Nga të shtënat mbetën të plagosur dy persona, Ledio Saraçi, 22 vjeç dhe Abdenauer Kndraxhiu, 21 vjeç.

71-vjeçari vijon të bë rezistencë ndaj autoriteteve, ndërsa pritet ndërhyrja e këtyre të fundit për të neutralizuar Zhidrun.

LEXO EDHE:

‘Luftë’ mes RENEA-s dhe 71-vjeçarit në Elbasan, dëgjohen disa shpërthime

 


Etiketa: , , ,

Pas