Wednesday, June 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rënia e Euros shënon rekorde të reja historike

Sipas Bankës së Shqipërisë, këtë mërkurë Euro preku një minimum të ri historik, duke arritur nivelin e 119.54 Lekëve

by us er1
22/06/2022
in Economi, Ekonomi
0

Dobësimi i Euros kundrejt Lekut po prek një rekord historik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tre muajt e parë të vitit kishte vlerën e 233 milionë Eurove, vlerë kjo 57% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2021 dhe 22% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këtë mërkurë Euro preku një minimum të ri historik, duke arritur nivelin e 119.54 Lekëve.

Nga ana tjetër, efekti i rritjes së çmimeve në bilancin tregtar të vendit këtë vit po rezulton më i kufizuar krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Rritja e deficitit tregtar në mallra këtë tremujor është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me tremujorin IV 2021, ndërsa llogaria e shërbimeve ka rritur edhe më shumë kontributin e vet pozitiv. Ky faktor ka zbutur kërkesën për euro dhe trysnitë nënçmuese në kursin e këmbimit të Lekut ndaj monedhës europiane.

Paralelisht, llogaria e shërbimeve ka vazhduar të përmirësohet, kryesisht falë ndikimit pozitiv nga turizmi, shërbimet e transportit dhe ato të fasonerisë. Këtë vit, numri i vizitorëve nga jashtë vendit është kthyer pranë niveleve të para pandemisë dhe kjo po reflektohet në shtimin e flukseve valutore hyrëse. Hyrjet e shtetasve të huaj u zgjeruan me 42% me bazë vjetore në 4-mujorin e parë të vitit.

Të ardhurat nga turistët për tremujorin e parë të vitit arritën vlerën rekord të 409 milionë Eurove, në rritje me 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe të ardhurat nga shërbimet e fasonerisë shënuan një vlerë rekord prej 158 milionë Eurosh, 24% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në muajin maj, inflacioni arriti nivelin më të lartë në më shumë se 20 vjet, n. Shqipëria raporton ndër nivelet më të ulëta të inflacionit në Europë. Një nga faktorët që vlerësohet se i ka zbutur disi presionet e jashtme inflacioniste ka qenë pikërisht edhe kursi i këmbimit. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut, në vlerat aktuale, paraqitet në rënie me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Forcimi i Lekut ndaj Euros, që është edhe monedha kryesore në këmbimet e tregtisë së jashtme të vendit tonë shoqërohet me një efekt amortizues në përcjelljen e inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare.

JU SUGJEROJME

Shifrat/ Kriza e çmimeve, si ‘shpërblim’ qeveria u çon më pak para të varfërve
Economi

Shifrat/ Kriza e çmimeve, si ‘shpërblim’ qeveria u çon më pak para të varfërve

22/06/2022
SHIFRA E DITËS: 19 marrëveshjet e Prishtinës, Shqipëria ‘hapet në Ballkan’ edhe me Kosovën
Economi

SHIFRA E DITËS: 19 marrëveshjet e Prishtinës, Shqipëria ‘hapet në Ballkan’ edhe me Kosovën

20/06/2022
SHIFRA E DITËS: 750 milionë euro në Tiranë në 2021, ja pse bashkitë tregohen ‘bujare’ me ndërtimet
Economi

SHIFRA E DITËS: 750 milionë euro në Tiranë në 2021, ja pse bashkitë tregohen ‘bujare’ me ndërtimet

18/06/2022
SHIFRA E DITËS: 265 lekë litri i naftës në Shqipëri, çfarë po ndodh me çmimet?
Economi

SHIFRA E DITËS: 265 lekë litri i naftës në Shqipëri, çfarë po ndodh me çmimet?

17/06/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rënia e Euros shënon rekorde të reja historike
  • Ahmetaj ‘transparent’ me borxhet: Morëm 90 mln euro kredi nga Italia
  • Lufta e bën Europën më të bashkuar, çfarë pritet nesër në samitin e BE-së
  • “Bojktoi i Samitit të BE-së”, Berisha paralajmëron protestë kundër Ramës
  • “Shqipëria bojkoton Samitin e BE-së”, Berisha: Vendimi u mor në Beograd



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In