Tkurrja e numrit të nxënësve në sistemin parauniversitar në vend na vendos përballë një situate alarmante. Sipas të dhënave të INSTAT nga viti akademik 2013-2014 në vitin 2017-2018 janë regjistruar në gjimnaze 31 mijë e 800 nxënës më pak.
Sociologu Gëzim Tushi, shprehet se kjo vjen si pasojë e uljes së numrit të popullsisë, një alarm që sipas tij, duhet vlerësuar në shoqërinë shqiptare.
Një tjetër faktor ndikues është procesi i rritjes së moshës mesatare të popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë dy viteve të fundit rënia e lindshmërisë ka nisur të shfaqet edhe në vendin tonë.
Plakja e popullsisë nga njëra anë dhe emigracioni i vazhduar dhe i pandërprerë ka dhënë impakt në arsimin tonë dhe po çon drejt uljes se numrit te popullsisë. Por cfarë masash duhen marrë për përmisimin e kësaj situatë?!
“Të rregullojmë balancat dhe të kemi përmirësim të situatës duhet të përmirësojmë arsimin, cilësinë nga njëra anë, pagesat motiviminin e njerëzve për të qëndruar në Shqipëri, për të motivuar e mbështetur familjen”,- theksoi Tushi.
Ndërsa INSTAT jep shifra gjithnjë e më shqetësuese, ky fenomen u paralajmërua edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila në një raport të këtij vitit parashikoi se brenda një shekulli, popullsia e Shqipërisë mund të rrudhet edhe nën 1 milion vetë./BW/