Këngëtari Renis Gjoka u bë në muajin qershor baba për herë të parë. Lajmi u komunikua nga vetë ai përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqej me të bijën e porsalindur në krah.
Nga ai moment, Renisi e kishte të pamundur të mos postonte fotografi me Aurën, ndonëse kujdesej gjithnjë që t’i mbulonte fytyrën. Por, duket se e ka patur të pamundur të vazhdonte në këtë ritëm.
Ai ka ndarë sot me ndjekësit e tij për herë të parë portretin e saj ëngjëllor. “Po sa të du moj”-ka shkruar Renisi krahas fotos, ku Aura shfaqet duke fjetur pranë tij.