Aktualitet

Reparti elitar i Policisë, RENEA është katandisur sa kontrollon makina në rrugë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:50 - 16/06/21 |
Anila Hoxha

Teksa po shikoja forcat speciale RENEA, që kishin dalë në Elbasan të blinduara dhe me mision rrufe, gati-gati isha e sigurtë që mbas operacionit blic, do të kishim arrestime të rëndësishme. Mendova qe policia kishte informacione te sigurta per adresen, targat e makines te te kerkuarit Talo Cela, megjithese stepa disi se c’donte RENEA ne Elbasan, kur per te shume kerkuarin, informacionet tregojne se ai fshihet ne Durres.






Me pas kur pashe RENEAN, aq spektakolare duke hyre ne nje lokal ne Vlore e duke arrestuar nje qytetar te dores se trete ne krim, serisht mendova: ata gjenden ne Vlore sepse ju kane lene ne dore fotografi dhe informacione per vrases me pagese qe qarkullojne ne kete qytet dhe qe eleminojne per llogari te narkotrafikut. Ne perfundim, u zgjova me bindjen se RENEA, reparti per arrestimin e neutralizimin e personave me rrezikshmeri te larte ishte kthyer ne Tirane jo me pranga ne xhep, por me pranga ne duar te elementeve te rrezikshem.


Nuk ishte arrestuar as Talo Cela, as Klement Xhaferri, as Ibrahim Lici, as Nuredin Dumani. As nje autor qe mbasi plagosi ne Vlorë u largua dhe vetë i plagosur nga vendngjarja !







Atehere perse dhe kush e dha informacionin apo dhe urdherin qe RENEA duhet te dale rrugeve , cili eshte plani i masave qe e katandis repartin elitar duke kontrolluar makina?




Eshte paradoksale, e dhimbshme, dhe boll u tallet me policine, kur pashe e fotografova ne nje pike kontrolli nje oficer i RENEAS i blinduar deri ne dhembe. Dy centimetra me tej , nje polic pa asnje mase mbrojtese.



Me vetem nje maskë te zezë ne fytyre. Nese aty do gjendej vertet nje vrases, cila mendje eshte kaq e bindur qe vrasesi do qellonte Renean dhe jo ata policet pa jelek, te veshur me rroba xhiroje dhe qe nderkohe perfshihen ne aksione te tilla, nese do vazhdojme te besojme se aty po ndodhte dicka e rrezikshme?

Çfarë efekti kanë kontrolle të tilla? Ku synohet të arrihet?

Vite me pare, ne qytetin e Vlores mbas disa shperthimeve , me urdher te nje ministri u kerkua prezence e shtuar e specialeve ne kete qytet. Por ata u kthyen ne repart vetem me nje pistolete pa leje, qe ja kapen nje fakiri te painformuar se kishin mberritur specialet ne qytet. Te tjeret ate dite as qe dolen xhiro, por shikonin se si RENEA hapej me shoferet e dudumeve e te furgoneve. Duhet te ishte reflektuar!

Jam nga ata gazetare qe kam kontribuar mes te tjerash me dokumentare ne EXCLUSIVE , ku tregohet se sa te rendesishem jane specialet e RENEAS, operacionet me baze informacionin e sakte te agjentit, spz dhe cdo forme tjeter. Dhe natyrisht qe me dhemb kur e shoh RENEAN duke ja shkulur ate mit dhe fame qe ata kane dhe nuk ndryshon nga cdo repart dhe force speciale ne bote.

Shefat qe thirren ata shefat pa qafe (keshtu dukeshin ne mbledhjen e fundit) duhet te japin pergjigje.

1.Perse doli RENEA pa asnje arsye ne rruget e vendit? Nese ka humbur besimi tek policia lokale, mjaft me paralajmerime foshnjarake “po ndodhi më do tju shkarkojme”. Ka plot te rinj e te reja ne polici, qe nuk jane bere pis dhe qe jane POLICE TE SHTETIT dhe jo policet vetjake te ndokujt.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas