Freddie Gibbs, reperi i njohur amerikan është përfshirë në një sherr masiv në një lokal në Buffalo, Neë York.
Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës, ku reperi ndodhej në këtë qytet për të mbajtur një koncert.
Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi sherrin por dyshohet se personat me të cilët Gibbs u përfshi në sherr janë bashkëpunëtorë të Benny The Butcher, me të cilin ai nuk ka raporte të mira. Reperi më pas doli në skenë me sy të nxirë dhe të fryrë.