ShowBizz

Reperi Nicky Blixky gjen vdekjen pasi qëllohet me armë zjarri në New York





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 11/05/20 |
mapo.al

Muzika sërish në zi. Kësaj here ndërron jetë reperi Nicky Blixky, në moshën 21 vjeçare. Blixky u gjet me plagë nga armë zjarri para një ndërtese në lagjen ‘Prospect Lefferts Gardens’ të Brooklyn rreth orës 9:30 pasdite.


See the source image


Të dielën, ai u dërgua në Spitalin e Qarkut ‘Kings’, ku u shpall i vdekur. Ngjarja ishte mësuar pasi policia iu përgjigj një thirrjeje në 911 në lidhje me një person të shtënë para rrugës ‘200 Winthrop’. Sipas policisë, deri më tani nuk ka pasur arrestime dhe se hetimi po vazhdon.


See the source image


Nick ishte i njohur për projektet e tij muzikore dhe një ndër këngët e fundit solo e titulluar “Drive the Boat” përmban më shumë se dy milionë shikime në YouTube. Vetëm disa orë para se të vritej, reperi kishte ndarë në Instagram se ‘mixtape-i’ i tij i parë “Different Timin’ do të publikohej muajin e ardhshëm.

See the source image

See the source image

 


Etiketa: ,

Pas