fbpx

ShowBizz

Reperi performon me “kokën e prerë” të Johnson, BBC mbyll transmetimin





               Publikuar në : 15:14 - 20/09/19 |
mapo.al

Performanca e reperit britanik Slowthai në “Mercury Prize” nuk u lejua të transmetohej e plotë në BBC, pasi artisti i nominuar për disa çmime shfaqi një lloj inati përkundrejt kryeministrit Boris Johnson.


Ai kishte veshur një bluzë në të cilën lexohej “Fuck Boris! Fuck Everything!” Për t’u mos mjaftuar me kaq, Slowthai bëri pjesë të përformancës së tij edhe “kokën e prerë” të kryeministrit britanik.



Ndonëse gjiganti mediatik e ndërpreu transmetimin, publiku iu përgjigj artistit me duartrokitje. Slowthai u nominua në “Mercury Prize” për albumin e tij “Nothing Great About Britania”, që hedh një sy kritik mbi jetën në Mbretërinë e Bashkuar.


 


Etiketa: , ,

Pas