Profesori i njohur, Artan Fuga ka bërë një shënim sot në rrjetin social ku i referohet një pjese të fushatës në Roskovec dhe e vë theksin tek grandomania e politikës, përpjekja për ti ngjarë Budapestit, teksa njerëzit kanë halle të tjera.
Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi i ka komentuar Fugës në këtë status me një lloj revolte, dhe nuk ka ngelur pa përgjigje.
Shiheni të plotë:
Roskoveci si Budapesti !
Mor por shoh këtë kryebashkiaken e kësaj qendre të vogël urbano – rurale të Roskovecit. Shumë e shkathët, e gojës, dhe e pasionuar pas punës duket.
Por, më duket se ka ngatërruar rolin, detyrën, funksionin, ajo është përfaqësuese e komunitetit vendor, ndonëse është zgjedhur pa kandidatura të vërteta rivale në zgjedhje moniste. Por, po e le këtë. Nuk është guidë turistike e kryeministrit në fushatë elektorale njê kryebashkiake.
Ajo është përfaqësuese e të majtëve, të djathtëve, nacionalistëve, liberalëve, intelektualëve, fermerëve, konservatorëve, enveristëve të Roskovecit, pa dallim bindjesh dhe qendrimesh politike.
Taksat e tyre janë, pse bën fushatë elektorale kjo zonja?
Godina e re e bashkisë m’u duk e bukur, por krejt jashtë përmasave të një bashkie të një qendre të vogël urbano-demografike si qendër zone rurale. Sa janë harxhuar nga buxheti i taksave të popullisisë lokale aty! Pse krenohet se bashkia e një zone rurale të jetë më e bëshme se ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë?
Cfarë janë këto ide grandomanie ?
Aq më shumë i paraqet në kuadrin e një fushate elektorale partie, kryetarit të asaj partie, duke harruar se ato janë taksa lokale që kanë bërë atë qendër dhe atë ndërtesë. Pa lidhje fare me fushatën e forcave politike në plan kombëtar!
Cfarë bëhet kështu që në kundërshtim me ligjin bëhet fushatë elektorale me fondet publike?
Ore kemi Komision Zgjedhor Qendror ne apo jo?
Ore kemi ndarje midis pushtetit ekzekutiv qendror, kryeministrit, dhe pushtetit lokal, apo jemi si në kohën kur shoku Mehmet shkonte në Roskovec?
Kemi ndarje mes politikës dhe fushatës elektorale kombëtare dhe administratës komunale ne apo jo?
Këto janë skandale propagandistike mo! Zonjat kryebashkiake bëjnë rolin e guidës turistike dhe tregojnë se ku do të vendosin llampadarët nëpër mure! E kam parë në Budapest – thotë! Ku Budapesti ku Roskoveci! Po dale moj zonjë, më pak yrysh, se jemi bërë grandomanë!
Reagimi i Majlinda Bufit në koment:
Vërtet Budapesti është shumë larg nga Roskoveci , por edhe Franca qënka shumë larg nga ju , edhe pse shkon shpesh atje …
Ate dite ne trajnim do kesh merituar dhjete se nota kot nuk ve une, por meqë më drejtohesh “profesor” sot ke nje dysh të madh sepse nuk e ke mesuar neper trajnime si eshte roli i pushtetarit lokal ne raport me fushatat elektorale, mediat dhe opinionin.
Dole ne imazhe te levizshme ne publik prit pa bere ze edhe kritika jo vetem lavderime. Ndryshe je si ato dhjetanjoset që kur marrin dhjete iu lavderohen shoqeve, kur marrin notë te keqe, si sot, shajnë profesorët me nënë e me babë. Dhe per fyerjet personale qe me drejtova te kam ulur edhe dy nota ne sjellje. Kurre nuk do te vija te banoja ne Roskovecin e bukur, siç planifikoja, sa kohë të jesh ti kryetare atje, duhet te jetë e frikshme, ose deri sa të bësh autokritikë në sheshin grandoman! Gjithe te mirat!