Replikat për këngën e Enverit, Shehu: Ftesa nga Peçi erdhi me vonesë

Video ku kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi këndon këngë që i thur lavde diktatorit Enver Hoxha, ka prodhuar debate në distancë. Kështu pas thirrjes së deputetit të PD-së Tritan Shehu, që Rama të shkarkonte Peçin, pak më vonë në një prononcim për BW’ reagoi kryebashkiaku i Tepelenës.

Peçi pyeti Shehun se pse mungoi në festën e djeshme në Tepelenë, në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.



‘BW’ ka siguruar një prononcim nga deputeti i PD, Shehu, i cili ka sqaruar edhe mungesën e tij në festimet e djeshme në Tepelenë. Teksa dënonte ngjarjen në fjalë, duke e cilësuar një skandal të rëndë dhe provokim për të gjithë ata që kishin vuajtur nga regjimi komunist, Shehu tha se ftesën e kishte marrë shumë vonë.

Demokrati sqaroi se ftesa i kishte ardhur në një kohë kur kishte planifikuar një vizitë zyrtare bashkë me zotin Lulzim Basha në Maqedoni.

“Ngjarja që ndodhi në darkën zyrtare të djeshme është shumë e rëndë, pasi kryetari i bashkie i thur lavde e diktatorit Hoxha, atij që është shakatar dhe përgjegjës për një diktaturë gjakatare për varfërimin e popullit, shkatërrimit të vendit, që e pësoi edhe populli liridashës si Tepelenës. Dje u tradhtuan idealet e atyre që luftuan për liri, demokraci dhe prosperitet. Ky është gjest i dënueshëm politikisht e moralisht, pasi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dekomunizimin e vendit përmes rezolutave të KE për këtë çështje. Pra unë mendoj se Rama duhet të shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, për shkelje ligji, për ofendim të kalvarit të madh dhe të egër që pësoi populli i Tepelenës, për ofendim të ish-të përndjekurve politikë. Në lidhje me atë që thotë kryetari i bashkisë për mospjesëmarrjen time dje, unë dua të them se ftesën e mora në më pak se 24 orë nga festimi, në një kohë që unë kisha parashikuar që do të shoqëroja zotin Basha në Maqedoni. Ishte një festë e dërguar thjesht sa për të larë gojën dhe aspak në përputhje me etikën që kryetari i bashkisë duhet të njoftojë me kohë deputetin. I uroj popullit të Tepelenës për ditën e çlirimit dhe uroj që të shpëtojnë nga bëmat e këtij Tërmeti, i cili vetëm po prish imazhin e asaj bashkie vlerash dhe virtytesh”,- tha Tritan Shehu për ‘BW’.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252