Aktualitet

Replikat, Rama largohet, Ruçi-Bashës: Je alternativë e pushtetit…ulu







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 24/05/18 |
mapo.al

“Z. Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës edhe njëherë ua kërkoj. Kemi një çështje të rëndësishme siç është paraqitja e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2018. Veprimet e tua për të marrë peng seancën nuk është alternativë e një opozite që kërkon të vijë në pushtet. Edhe njëherë ju kërkoj të lejoni foltoren që qeveria të paraqesë raportin dhe ju mandej sipas listës që keni paraqitur prej 38 diskutantësh të paraqisni gjithë arsenalin tuaj të argumenteve…”, i tha Ruçi-Bashës gjatë seancës se tensinuar në Kuvend.


Më rifillimin e seancës, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla.


“Ftoj median që të më ndjekë në Facebook”, tha Basha



“Çfarë të ndjekë, urzurpimin tuaj të foltores?”, reagoi Ruçi.


Më tej, ai shtoi: “Je alternativë e pushtetit z.Basha, të lutem ulu poshtë…”.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas