Blog

Reportazh/ Ç’ndodh në Vermoshin pa drita kur zbarkon gjysma e qeverisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 02/11/20 |
Klodian Tomorri

Rastesisht u gjenda në Vermosh këtë fundjave. Fondi Shqiptar i Zhillimit permes Agjencise për Zhvillimin Ekonomik sapo kishte perfunduar rikontruksionin e dy ndërtesave të kohes së komunizmit duke i përshtatur si qendra në funksion të turizmit.






Njëkohësisht, qendra ishte shtruar me kalldremin tipik të fshatrave malor. Një punë e mire, por kaq. Një investim i vogël, nga ato që duhet të behen çdo dite me dhjetra në një vend, qoftë ky dhe i varfër.


Të dielen, që në mengjes, i gjithë Vermoshi dukej në shtetrrethim. Forcave të shumta të policise, u shtoheshin me dhjetra automjete të nëpunësve të shtetit. Ministra, zyrtare ministrish, deputete, nëpunesit e Bashkise dhe ata të kryeministrise kishin zaptuar gjithë fshatin. Me qindra. Ndërkohë, rreth ores 11, në qiell filloi të kumbonte zhurma e një helikopteri. Brenda pak minutash në Vermosh u ul kryeministri.







Me dhjetra kamera xhironin ato 50 metra katrore ku ishte kryer investimi. Kryeministri mbajti një fjalim të gjatë direkt dhe teksa fliste duartrokitej nga vartësit e tij të shumtë që kishte sjellë nga Tirana. Nga ana tjeter, funksionaret e tjere të qeverise shpjegonin nëpër intervista planet e medha të qeverisë për zonen dhe për turizmin. Ndoshta ndonjë nga ato intervista ka qënë e financuar edhe me para publike. Fundja, vetëm Ministria e Bujqesise ka fond të posaçëm 600 milione lekë në vit, vetem për të promovuar arritjet e qeverise. Por kjo, është një çeshtje tjetër.



Mua me pelqen të bej llogari. Fundja numrat jane e vetmja gjë që kemi me afër të vërtetës. Fillova të mendoj se sa mund të ishte kostoja totale e rikonstruksionit të dy godinave dhe 30 rrasave te gurit dhe sa mund të ishte kostoja e mobilizimit të gjithë shtetit ne Vermosh. Nuk i kam shifrat e sakta, por kam shumë frikë se vetëm kostoja e karburantit të helikopterit, me të cilin fluturoi kryeministri nga Tirana në Vermosh e tejkalonte gjithë investimin. Kjo është qeveria që kemi.

Lexo edhe :  Presidenti Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër për të tretën herë


Doja ta xhiroja të gjithë atë teater qesharak. Por nuk kisha mundësi se më kishte lënë bateria e telefonit. Në Vermosh dhe në Lepushe, shumicën e kohes nuk ka drita. Edhe atëhere kur ka, tensioni është ne rastin më të mirë 130 volt. Duke pare ceremonine e madhe te shfaqjes, një nga punonjesit e bujtines, ku po qendroja, nisi te fliste me inat. “Ne vend të shtrojne një kabull për dritat, sjellin gjithë shtetin këtu për 30 rrasa guri”- mërmëriti. Nisa te qesh. Por marrezia nuk ishte e thënë të mbaronte me aq.

Pak metra tutje qendres së Vermoshit, 4 qytetare kishin ndertuar banesat e tyre private. Ishin disa shtepi të vogla, por te hijshme, tipike për fshatrat turistike malore. Të katër këta qytetare, u dekoruan nga kryeministri sepse kishim ndërtuar nga një shtepi. Motivin e dekorates nuk e mora vesh. Por jetojme në kohë të çuditshme. Qeveri që dekorojnë njerëzit se ndertojne banesa. Kush do ta kishte menduar. Ndërkohë, mendimet m’i ndërpreu një zhurmë e fortë. Ishte gjeneratori i bujtinës që u ndez. Qeveria e kishte përfunduar shown. Dritat në Vermosh u fikën sërish.

*Titulli është i redaksisë së gazetës Mapo. Titulli origjinal: Kryeministri që përuron banesa private

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas