Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Reportazh i DW: Në kufirin Shqipëri-Greqi lulëzon kontrabanda e kanabisit

by mapo.al
30/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë.

Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale
Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis.

Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.

Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur


Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën”.

Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.

Jetë me frikë prej kontrabandistëve

Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirin shqiptar. Ai thotë se: “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”

Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik”.

Një arrestohet, dy u bashkohen bandave
Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh.

Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”./DW

Tags: DWkanabiskontrabandëtrafik droge

JU SUGJEROJME

Emri/ Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 35 vjeçari
Kronika

Emri/ Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 35 vjeçari

17/05/2022
Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League, këto janë masat
Aktualitet

Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League, këto janë masat

17/05/2022
Suedia i jep fund neutralitetit, firmos aplikimin për anëtarësimin në NATO
Bota

Suedia i jep fund neutralitetit, firmos aplikimin për anëtarësimin në NATO

17/05/2022
Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve/ Kur do të mbahet raundi i dytë për Presidentin?
Aktualitet

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve/ Kur do të mbahet raundi i dytë për Presidentin?

17/05/2022
Next Post
Akuzohet për trafik droge, Gjykata e Vlorës i sekuestron 10 pasuri biznesmenit

Akuzohet për trafik droge, Gjykata e Vlorës i sekuestron 10 pasuri biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Emri/ Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 35 vjeçari
  • Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League, këto janë masat
  • Suedia i jep fund neutralitetit, firmos aplikimin për anëtarësimin në NATO
  • Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve/ Kur do të mbahet raundi i dytë për Presidentin?
  • Basha rikthehet për teatrin: Një plagë e hapur në zemër të Tiranës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In