Sunday, October 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Reportazh/ Lëpusha, një bujtinë turistike në Alpe

by mapo.al
25/07/2019
in Aktualitet, Sociale
0

Nga Ndue Dedaj

Lëpusha e Kelmendit, dikur katund ku kullosnin delet e lopët, është një emër i lakmuar turistik në veri të Shqipërisë. Turizmi malor po u jep tjetër kuptim shumë fshatrave e zonave të vendit. Kjo është magjia e tij, në kohën e sotme, kur një rajoni i mjafton dhe një rrugë auto e asfaltuar, që tashmë Kelmendi e ka, nga Hoti në Vermosh, për të ndodhur ndryshimi fillestar, si në Austri, Zvicër etj. Leqet e Hotit janë stacioni i parë i mirëseardhjes së turistëve, ku gjendet dhe ballkoni natyror nga vështron, si në Eposin e Kreshnikëve, luginën mahnitëse të Cemit, lumit unik të Alpeve tona, por që ia kanë vënë “frerin” dhe atij, si Valbonës dhe lumenjve të tjerë bjeshkëtarë, duke e futur në tuba të trashë, që të prodhojë energji elektrike!… paçka se duke ia tharë përgjithmonë shtratin, dëmtuar vegjetacionin dhe rrezikuar habitatin e njërës prej krijesave natyrore më të rralla në botën shqiptare. Në Leqe do të gjesh gjithnjë njerëz që flasin në gjuhë të ndryshme. Aty më mirë se askund mund të “monitorohet” turizmi i këtyre anëve, sa veta hyjnë dhe dalin në ditë në Kelmend, dhe sa kohë qëndrojnë atje… Nëse Hoti është pika hyrëse për në Kelmend, një punonjës i doganës së Vermoshit na thotë se ajo është sot porta veriore nga vërshojnë turistët çekë, polakë etj., që ne i hasëm me çanta në shpinë shtigjeve malore, rrugës mbi motoçikleta, apo në bujtinat e Kelmendit. Kampingjet janë një risi në këto anë; në Lëpushë vjen çdo vit grupi i skautëve nga Tirana, si dhe turistë të tjerë. Por, me gjithë ndonjë antenë të ngritur në Vermosh, mbetet ende problem mungesa e valëve, ç’ka e vështirëson komunikimin e turistëve me të afërmit etj., teksa bujtinat e kanë zgjidhur disi përmes Wi-Fi.



Lëpusha është mbase fshati më i bukur i Kelmendit, në njërin nga skajet perëndimore të Bjeshkëve të Namuna, që vetëm një mal e ndan me Vuthajt e Gucisë, vendlindja e Rexhep Qoses. Njëri nga banorët, Sokoli, 65-vjeçar, na tregon majat e maleve, emër për emër dhe neve na mbetet në mendje sidomos Maja e Trojanit, rreth 2000 metra e lartë, teksa vetë Lëpusha shtrihet në lartësinë 1400 metra. Peizazhi i Bjeshkëve të Namuna është kurora e shkrepave fantazmagorikë të Alpeve, që i kundron ngado që të përsillesh rreth e qark Shqipërisë së Epërme, nga Thethi e Dukagjini (6 orë në këmbë prej këndej), nga Vermoshi e Razma, nga Plava e Gucia, nga Kolgecaj (Tropoja) e Valbona, nga Rugova e Sharri.

Fshati Lëpushë ka 6 bujtina, ku shërbehen gatimet tradicionale të zonës, byrekët me barishte, mishi i pjekur i kecit, djathi etj. Ishte piku i kositjes së barit dhe kanë ardhur për një muaj këtu të punojnë kosëtarë nga Selca. Ata ndihen mirë me pagesën ditore, që shkon te 45 mijë lekë të vjetër. Pemët frutore janë të pakta, kryesisht bëhen kumbullat e egra, por bijtë emigrantë kanë sjellë nga jashtë lloje rrushi/hardhish të marra në vende të larta të Francës dhe Italisë, që t’i provojnë në klimën e këtushme alpine. Askund si këtu kalendari nuk ndahet në “dy” stinë të gjata, verën dhe dimrin, që e kontrastojnë aq fort peizazhin dhe kushtëzojnë jetesën sipas tyre.

Bien në sy pyjet e ahut, që shkojnë deri në 30 metra lartësi, të ruajtura nga banorët mirë, ku vetëm në një shpat i kishin përshkuar flakët nga pakujdesia e një bariu, siç na thanë. Nëse këta njerëz nuk do ta kishin ruajtur natyrën të virgjër, atëherë nuk do të kishte kuptim turizmi malor këtu, nuk do të kishte bujtina, pasi Lëpusha të parën gjë që ofron është natyra e saj e virgjër. Të rralla janë frutat e pyllit, ku “mbretëron” boronica, që ka veshur gjithë malin në anën veriore. Është një fshat i banuar relativisht vonë, nga banorë të Vuklit, që kërkonin më shumë hapësirë e diell për të jetuar dhe, në krye të herës, kullosë për gjënë e gjallë. Sokoli na tregon se në kohën e kooperativës, njëherë, bashkë me të atin, kishin bërë katër orë nga shtëpia e tij deri te stalla e bagëtive, as një kilometër larg, prej borës mbi tre metra. Toka punohet pak, pasi njerëzit kanë shkuar në emigrim dhe nuk ka se kush të punojë, sidomos në kultivimin e patates, megjithatë ku e ku më mirë se në fushat e lëna djerr kryq e tërthor Shqipërisë.

Në njëfarë mënyre, këto vende bjeshkëtare kanë banim sezonal, pasi në dimër shumë prej tyre tërhiqen në qytete, në “strofuj” të ngrohtë. Edhe bashkëbiseduesi ynë këtë gjë bën, dimrit shkon te djali në Shkodër dhe kthehet në pranverë te bashtina. Tregues i ikjeve është dhe fakti që shkolla e Lëpushës, në Qafën e Përdolecit, ka mbetur me 49 nxënës, siç na thotë një mësuese gjuhe e letërsie që takojmë rastësisht.

Përbërjen e fiseve të Kelmendit ta thotë çdo banor i zonës, ashtu si dhe emrat e pajtorëve, Shën Nikolli i Selcës, Shën Klementi i Vuklit etj. Ai u krijua nga katër vllazni, që ishin: Seli (Selca), Nili (Nikçi), Vuli (Vukli) dhe Boli (Boga), ku “vëlla i parë”, që do të thotë se i takonte prija, ishte Selca. Një relacion kishtar i vitit 1638 shënon se Kelmendi kishte 250 shtëpi katolike, me rreth 300 banorë. Me kohën ato populluan jo vetëm fshatrat kelmendase, por dhe mjaft nga zonat e ulëta. Kelmendi dhe krejt Malësia e Madhe, kohë pas kohe, janë shpërngulur nga lartësitë e bjeshkëve, për shkak të vështirësive të jetesës, duke bërë vend në Shkodër, Bajzë, Koplik, Tuz, Ulqin, Velipojë, Bregu i Bunës, Lezhë e deri në Breg të Matës, ku kullat e moçme i kanë kthyer në vila dhe kanë ngritur resorte turistike moderne. Mjaft prej banorëve kanë shkuar në emigrim në Amerikë e shtete të Europës. Por janë disa ditë të shënuara – festat e tyre tradicionale, që të ikurit kthehen në vendlindje për të kremtuar së bashku. “Mis Bjeshka” është mbase dita kryesore e tyre, që organizohet çdo verë, ku bukuria shpirtërore dhe veshjet e grave e vajzave të këtij vendi shpalosen si në eposet e lashta. Vitin e kaluar më e bukura e Bjeshkëve u zgjodh e reja Klaudia Popaj, nga Vukpalajt e Kastratit. Ndoshta është ujë i bjeshkëve, flladi i rudinave, logu i dikurshëm i zanave, që Malësia ka vargun e miseve të saj, me bukurinë e tyre sipërore.

Malësorët kanë dëshirë të rrëfejnë gjatë historitë e përjetuara vetë, apo ato që iu kanë mbërritur, gojë më gojë, nga të parët. Ato çfarë kanë dëgjuar rreth vatrës për vite e vite nga etërit janë një libër i pashkruar. Edhe Sokoli dëshiron ta kujtojë të atin, burrë i dëgjuar, që ka bërë pajtime gjaqesh nëpër Kelmend e Dukagjin. Ai u dënua me dy vjet burg për strehim të arratisurish dhe i vëllai u përjashtua nga Partia. Kishte ndodhur kështu. Ia kishte mësy një natë një mik i “paftuar”, që ndiqej nga shteti, dhe i zoti i shtëpisë e kishte pritur. Nuk mundej një malësor të mos i jepte besë mikut. Të nesërmen kishin ardhur Forcat e Ndjekjes dhe Dedë Pretashi, kështu quhej i ati, i kishte dhënë gërshërët mikut të arratisur dhe e kishte vënë të qethte delet, që të mos kuptohej se cili ishte. Më vonë ai ishte kapur dhe loja me “qethësin” e deleve kishte dalë në shesh, duke i kushtuar biografinë mikpritësit fisnik.

Sot shumë nga ato ndodhi ngjajnë komike, por asokohe ishin ekzistenca butaforike e regjimit dhe peri ishte aq i hollë… “Majës së atij mali kalonte vija e kufirit. Ne kositnim bar në bjeshkë dhe këndonim “Enver Hoxha, tungjatjeta”, se kështu na kishin urdhëruar. Por ata matanë, kosëtarë si ne, apo kufitarë, që e shihnin varfërinë tonë të skajshme, sapo hapnim trastat bukës aty në livadh, na vinin në lojë vendçe, se si ishte e mundur që i këndonim “Udhëheqësit”, kur ishim aq të këputur, ndërkohë që ata vetë ishin shumë më mirë se sa ne, edhe atje në mal…”. Dhe Sokoli, si për të ikur nga ato kujtime të idhëta, na prin për te burimi i ftohtë nën shkëmbin alpin, ku nuk mund ta mbash dorën në ujë, vetëm pak sekonda…
Së fundi, turizëm malor nuk do të thotë vetëm bujtina të bukura me çati të kuqe e veranda të drunjta, ku ha, fle e sodit natyrën, ka nevojë dhe për qendra të tjera atraktive, për të ushtruar alpinizmin, shtegtimet, hipizmin, sportet dimërore, njohjen e trashëgimisë kulturore etj. Por ndoshta këto i përkasin një faze të dytë…

 

Tags: alpegazeta MapoKelmendlepusheNdue Dedajreportazhturizemturizmi malor

JU SUGJEROJME

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË
Shqipëria

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË

14/04/2023
Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Nënë për herë të parë, Rona Nishliu: Ndjenja më kuptimplotë!

Nënë për herë të parë, Rona Nishliu: Ndjenja më kuptimplotë!

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In