REPORTAZH/ Odiseja e familjes që tërmeti i la pa shtëpi

Familjen Valisi nga Kashari, pak kilometra nga kryeqyteti, tërmeti i 26 nëntorit 2019 e la pa një çati mbi kokë. Prej muajsh presin ndërtimin e banesës së re dhe fundin e ditëve të vështira.

Sapo hymë në atë portë gri të mbyllur me çelës e të rrethuar nga një mur i lartë, përpara na shfaqet shtëpia njëkatëshe gjysmë e shembur.



Muri i lartë rrethues i shtëpisë dhe qeni që lehte pa pushim, na lë të kuptojmë se ajo shtëpi vlen shumë për ta, aq sa ta kufizojnë edhe nga pjesa tjetër e vendit dhe ta mbrojnë nga kafsha e tyre besnike.

Kjo shtëpi është e familjes Valisi nga Kashari, pak kilometra nga kryeqyteti, së cilës tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas nuk pati mëshirë, duke i lënë pa një çati mbi kokë. Ata tashmë janë pa shtëpi prej muajsh duke pritur ndërtimin e banesës së re dhe marrjen fund të ditëve të vështira.

Mure të çara, dritare të thyera nga forca e tërmetit të asaj nate që la aq shumë pasoja pas, pjesë betoni të rëna në tokë, dysheme e copëtuar, rroba të rëna përtokë, të cilat mund të jenë marrë me shpejtësi nga frika mos shtëpia i zë brenda nga momenti në moment.

Vajza e madhe e familjes na tregoi më shumë se si e përjetuan atë natë të tmerrshme, që e quan më të tmerrshmen e të gjithë jetës së saj. Sipas saj, pas tërmetit ata kishin frikë që të hynin brenda dhe të merrnin ndonjë rrobë për të veshur sepse bënte ftohtë, duke sfiduar edhe të ftohtin. Fatmirësisht jashtë në verandë gjendej një divan dhe një batanije në të, me të cilën u mbuluan 4 fëmijët e vegjël dhe mbyllën sytë për pak orë.

Pas asaj nate ata duhej të mendonin se ku do të fusnin kokën, ku do të jetonin në ditët në vazhdim si do të vijonte fati i tyre. Frika më e madhe kaloi edhe pse lëkundjet vazhdonin akoma dhe u bënë diçka normale në javët në vazhdim dhe fëmijët ishin ata që frikësoheshin më shumë nga të gjithë. Ajo natë e tmerrshme kaloi pa gjumë dhe të shtrënguar me njëri-tjetrin me një pyetje të vetme në mendje, “Vërtet mbetëm pa shtëpi?!” Familja 6-anëtarëshe e gjeti një zgjidhje momentale se ku të rrinin. I zoti i shtëpisë mori një nga fugonat e punës ku ishte dhe aty qëndruan për tre ditë.

Kur e mendon, ne lodhemi për një rrugë 30 minuta kur duhet të udhëtojmë me fugon, po ata fëmijë që fjetën aty? Përveç qëndrimit aspak të rehatshëm dhe nën mendimet e shumta që bluanin në kokën e tyre, katër fëmijët duhet të ushqeheshin, një nga kërkesat më minimale për një njeri. Denisa tregon duke iu mbushur sytë me lot edhe një nga momentet e gëzimit në atë fugon, që ishte kthyer në shtëpi për ta, derisa të gjenin një zgjidhje tjetër.

Ata festuan edhe ditëlindjen e njërit prej vëllezërve me tortë e zbukurime, që pikëllimi i atyre ditëve të largohej në ato pak momente gëzimi. Pak momente të lumtura që i meritonin pas gjithë asaj tronditjeje emocionale që kishin përjetuar gjatë atyre ditëve. Nuk menduan as për vendin se ku ishin, as për ndonjë dhuratë, por vetëm se ishin bashkë e shëndoshë e mirë.

Në fugon bëmë edhe ditëlindjen e vëllait i cili na emocionoi me disa fjalë, ai tha ‘shyqyr jemi mirë dhe po e festojmë këtë ditëlindje së bashku!’ Ka qenë një ndër momentet më prekëse”, tregon ajo.

Gjendja ekonomike e familjes asnjëherë nuk kishte qenë e mirë, pasi rroga e dy prindërve nuk mjaftonte për të 6 anëtarët e familjes. Në ditët e para ata qëndruan me babanë e tyre, kurse mamaja shkonte në punë normalisht.

Motra më e madhe, edhe pse vetëm 18 vjeç po kujdesej për motrën një vit më të vogël dhe për vëllezërit njëri 15 e tjetri 14 vjeç. Atë ditë që shkuam gjetëm edhe babanë e saj, të parin e shtëpisë së familjes Valisi, i cili na tregoi se ajo shtëpi kishte përballuar jo vetëm tërmete por edhe përmbytje.

“Në shirat që vërshuan para disa viteve, ku shumë prej qyteteve u përmbytën në vend, uji hyri deri te dhomat sipër. Çfarë s’kemi hequr me baltën e ujin, kalamajtë kishin ftohtë. Por edhe tërmeti na shkatërroi fare nuk dimë as se kur do të ndërtohet shtëpia”, tha Fredi.

Ai tha se shtëpia ishte futur në listën e atyre që do të rindërtohen, kishin dërguar dokumentat përkatëse në bashki dhe vetëm prisnin tani që të bëhen me një banesë të re e të sigurt. Madje vajza ishte detyruar të fillonte punë që të mund të përballonin sadopak jetesën dhe të mbulonte një pjesë të shpenzimeve në familje. Në oborrin e shtëpisë ndodheshin edhe dy objektet që ishin kthyer në çati mbi kokë ata muaj tmerri për shumë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ishte një çadër dhe një kontejner. Në çadër ata kishin qëndruar shumë pak sepse 6 persona nuk mund t’i zinte, kurse në kontejner flinte herë pas here babai i tyre. Pasi qëndruan për pak ditë në çadër ata u zhvendosën në një magazinë, por edhe aty qëndrimi ishte shumë i paktë për shkak të të ftohtit.

Përsëri vështirësi për atë familje që nuk po gjente një vend të përshtatshëm në kulmin e pikëllimit pas humbjes së shtëpisë. Por një dritë e bardhë erdhi kur një komshi u ofrua që t’u jepte lokalin e tij me qira për ta përshtatur si shtëpi deri në ndërtimin e banesës së tyre të re.

Komshiu që e ka shtëpinë afër nesh ka një lokal, por sakrifikoi dhe na e dha me qira, aty ku po banojmë dhe aktualisht. E kemi përshtatur në formë dhome dhe aty po jetojmë e jemi më mirë në krahasim me jetesën e mëparshme në çadër apo kontejner”, tha vajza.

Shumicën e mobilieve të shtëpisë së rrënuar i kanë zhvendosur në lokalin me qira, të kthyer në shtëpi tashmë për 6 anëtarët e familjes edhe pse me një hapësirë shumë të vogël vetëm 25 metra katrorësh. Divanet, dyshekët, televizorin, rrobat që u duheshin dhe një pjesë të enëve të kuzhinës i kishin zhvendosur në dhomën ku rrinin. Hapësira që ata kishin krahasohet me një dhomë mesatare dhe për 6 pjesëtarë ishte shumë e vështirë që të jetonin normalisht, por në ato kushte ajo dhomë ishte shumë për ta.

Tashmë ata po jetojnë prej disa muajsh aty dhe jetesa e tyre është stabilizuar pak. Gjithashtu ata paguajnë një qira mujore prej 10 mijë lekësh për vendin ku po qëndrojnë, pasi pronari i lokalit kishte pezulluar punën që ata të kishin një vend ku të fusin kokën. Vështirësia çfarë nuk bën, të sprovon, të shndërron në shumë persona që as nuk i kishe menduar se do të ishe, në këtë rast ata krijuan një shtëpi të vogël por të ngrohtë në ambientin e një lokali, me një hapësirë shumë shumë të vogël. Kur pyetëm dy djemtë e vegjël të familjes nëse ndiheshin mirë me banesën momentale ata u shprehën se nuk ishin rehat aty, por nuk kishin se çfarë të bënin derisa të kishin shtëpinë e tyre të re.

Na ka marrë malli të rrimë në shtëpinë tonë, por s’kemi çfarë të bëjmë do mësohemi”, thanë djemtë. Sipas kreut të familjes, djemtë dhe pse jo shumë të vegjël e patën shumë të vështirë të përshtateshin me këtë mënyrë jetese plot peripeci gjatë gjithë këtyre muajve që pas tërmetit të madh të 26 nëntorit. Në gjithë këtë hapësirë kohore prej 10 muajsh që prej tërmetit në nëntor ata kanë bërë shumë herë kërkesë për ndihma ushqimore, por sipas të zotit të shtëpisë ato kanë qenë shumë të pakta, në krahasim me nevojat e tyre.

Shumë pak na kanë ndihmuar edhe pse ishim një familje me 6 anëtarë, katër prej tyre fëmijë, ndihmat kanë ardhur vetëm kur kemi bërë ne kërkesë, se asnjëri nuk është kujtuar të na sjellë vetë”, tha ai.

Problemet ekonomike kanë qenë gjithmonë pjesë e tyre, por duke mos pasur një çati mbi kokë vështirësia ndihet akoma edhe më shumë. Denisa tregon se me ardhjen e shtatorit problemet do të shtohen sepse fillon shkolla dhe janë shumë shpenzime të tjera.

Duhet të mendojmë për shtatorin tani, tre veta janë në shkollë, duhet të blihen librat mësimorë, sendet shkollore, ndonjë rrobë për dimrin, nuk e dimë se çfarë do të bëjmë sepse rroga ime, e babait dhe e mamit nuk del për asgjë”, tha ajo.

Rrugëtimi i kësaj familjeje nga një shtëpi e rrënuar, te çadra, më pas te një magazinë, te kontejneri i sjellë në oborr e më pas në një shtëpi me qira, i ngjan udhëtimit të Odisesë së Homerit.

Ata përjetuan vështirësi në çdo vend që hidhnin sytë, lot, mendime se si do t’ia bënin ditën tjetër, a do të kishin për të ngrënë apo jo, a do të kishin një banesë në të ardhmen, a do të riktheheshin më në atë shtëpi që kishin kaluar kujtimet më të bukura?


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252