Aktualitet

Reporterët pa kufinj: Mirëpresim vendimin e Metës, qeveria po shkel Kushtetutën





               Publikuar në : 09:39 - 13/01/20 |
mapo.al

Organizata e njohur e medias, Reporterët pa Kufinj, reagoi pasi kreu i shtetit, Ilir Meta, ktheu në Kuvend nismat e qeverisë për ligjin anti-shpifjen. Në deklaratën e RpK, thuhet se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.


“Reporterët pa Kufinj mirëpret vendimin e presidentit shqiptar, Ilir Meta për të rikthyer në Kuvend dy ligjet e të ashtuquajturës ‘paketa antishpifje’, e cila shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median, në dhunim të Kushtetutës Shqiptare dhe Konventave të të Drejtave të Njeriut”, – thuhet në reagim.



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.


Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.



Pas