Aktualitet

Reporteri gjerman për Kosovën: Të hiqen vizat, BE po humb besimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 17/02/21 |
mapo.al

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkon që BE t’i mundësojë qytetarëve kosovarë  liberalizimin e vizave.






Në urimin për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Peter Beyer ka cituar diplomatin gjerman Wolfgan Ischinger, ndërsa thotë se nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Europian, pasi kështu vendos në pikëpyetje kredibilitetin.


Ai mëshon se vizat për qytetarët kosovarë, duhet të liberalizohen tani.







“Siç ka thënë ambasadori prof. Wolfgang Ischinger: Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i papërmbushur i BE-së – është në pyetje kredibiliteti i BE-së! – me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave, tani!”, –  shkruan Beyer në “Facebook”.

Lexo edhe :  BE prezanton planin për të lehtësuar krizën e energjisë në Evropë





1


Etiketa: , , ,

Pas