Kryesore

“Reshje shiu dhe vetëtima”- Parashikimi i motit sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 16/10/20 |
mapo.al

Reshjet e shiut janë bërë tashmë prezente në pjesën jugore të vendit, dhe gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët e mesatar.






Sot reshjet e shiut do të fitojnë intensitet të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente, të herëpashershme, por do të humbasin intensitet.





Në Veri-Verilindje, në majat e maleve, reshjet do të jenë në formën e dëborës. Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, dhe hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.



Temperaturat parashikohen:



zonat malore 8°C deri në 16°C
zonat e ulëta 13°C deri në 22°C
zonat bregdetare 14°C deri në 22°C

1


Etiketa:

Pas