Aktualitet

Reshje bore gjatë natës, ARRSH: Akset rrugore ku kalohet me zinxhirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:50 - 16/01/21 |
mapo.al

Gjatë natës së kaluar ka pasur reshje bore kryesish në veri dhe juglindje të vendit, ndonëse me intensitet më të ulët. 






ARRSH njofton drejtuesit e automjeteve për gjendjen e rrugëve duke specifikuar akset ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Kështu, Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë janë akset rrugore ku lëvizja e makinave duhet të bëhet me zinxhirë.


<
>
rruge me bore Puke kukes Llogara ARRSH rruget

Njoftimi i ARRSH
📌Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️







1







Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas