Sot në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell.
Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar.
Në zonat malore dëborë e dobët mbi 1500 m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900 m në verilindje.
E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë:
1
Etiketa: parashikimi i motit, reshje bore