Aktualitet

Reshje shiu, breshër e shtrëngata – Moti për të shtunën dhe të dielën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:10 - 17/07/21 |
mapo.al

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga hyrja e masave të paqendrueshme.






Dita e sotme e shtunë, 17 korrik 2021, do të ketë mot me kthjellime e vranësira në zhvillim.


Gjatë orëve të mesditës në zonat malore e pjesërisht në ato kodrinore do të ketë reshje shiu. Këto do të jenë në afate të shkurtra kohore dhe ne formën e shtrëngatave.









Në ekstreme të izoluara malore nuk do të mungojnë dhe rrufetë me breshër.



Ditën e diel, 18 korrik 2021, paqëndrueshmëria do të jetë më e dukshme pasi do të përfshijë më shumë territor.


Në mesditë reshjet do të kenë karakter shtrëngatash si dhe rrufe të izoluara me breshër.

Kjo situatë do të sjellë rënie temperaturash gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e hera herës do të fitojë forcë deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas