Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe për ditën e sotme dhe ditën e hënë.
Dita e sotme nis me mot të kthjellët dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.
Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug të vendit.
Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites.
Më pas itensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin.
Borë në lartësitë mbi 1000 m.
Moti i vranët vijon edhe ditën e hënë. Por, për këtë ditë reshjet do të jenë të herëpasherëshme (lokalisht të vazhdueshme) në të gjithë territorin dhe intensitet të ulët dhe measatar.
Intensiteti mesatar do të jetë kryesisht në zonën e veriut dhe jugut. Përsëri edhe për këtë ditë në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje të dobëta dëbore.