Edhe ditën e sotme, e diel 24 janar 2021, vendi ynë do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm.
Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyrë ditëve, por për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parsahikohet të sjellë prurje të larta në lumenjt kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).
Në veri-verilindje në lartësinë mbi 300 metra dhe juglindje në lartësinë mbi 800 metra do të ketë reshje bore.
E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak