fbpx

Aktualitet

Reshje të shumta shiu, Durrësi e Lezha “nën ujë” (Foto)





               Publikuar në : 19:49 - 06/11/19 |
mapo.al

Intensiteti i lartë i reshjeve ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës dhe Durrësit. Kanë mjaftuar pak orë reshje që rrugët kryesore në këto qytete të përmbyten nga uji.

Burime për mediat raportojnë se në Lezhë është përmbytur lagja “Besëlidhja”, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve, ndërsa prezencë uji ka edhe në hyrjet e pallateve.


Veç reshjeve të shiut, Lezha është përfshirë edhe nga erëra të forta gjë e cila ka shkaktuar rrëzimin e pemëve në disa zona.



Ndërsa në Durrës, reshjet e shiut kanë bërë që të përmbyten disa rrugë, duke shkaktuar probleme në qarkullim.



Etiketa: , , , ,

Pas