Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës, kanë sjellë përmbytje të kryeqytetit. Shumë rrugë kryesore në Tiranë janë mbuluar nga uji, duke e bërë të vështirë, madje edhe të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Duket se kjo situatë, si zakonisht ka rikthyer zemëratën e banorëve të kryeqytetit. Në zonën e Astirit në Tiranë, një zonjë dëgjohet teksa thotë se këto rrugë na hëngrën shpirtin, nuk po rregullohen.
“Vdiqëm! Kur do rregullohen këto rrugë se na hëngrën!”- shprehet qytetarja.
Sapo del nga banesa, ajo përballet me gropat e ujit, të cilat janë lënë në harresë nga Bashkia e Tiranës. Përveç kësaj, problem mbeten kanalizimet, duke konfirmuar në këtë mënyrë fasadën me të cilën kryebashkiaku Erjon Veliaj qeveris qytetin.
Në videon që ju sjellim, është zona e “Astirit” mëngjesin e sotëm, pak orë pasi i gjithë vendi u përfshi nga një stuhi e fortë shiu.
Pamjet më poshtë, tregojnë gjendjen e disa prej rrugëve kryesore në Tiranë, si ajo e “Elbasanit”, “Rruga e Kavajës”, Rruga e Durrësit”, “Don Bosko”, “Myslym Shyri”, dhe “Rruga e Barikadave”.
LEXO EDHE:
Tirana nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët gjatë natës (VIDEO)