Aktualitet

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin e automjeteve në Llogara (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:47 - 08/04/21 |
mapo.al

Reshjet e borës që nisën gjatë natës, kanë vështirësuar qarkulllimin e automjeteve në Llogara. Shoferët, të papërgatitur për këtë situatë, kanë mbetur të bllokuar





Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Policia ndodhet në terren për të kontrolluar situatën. Deri më tani, nuk raportohet për ndonjë aksident.


Gjithashtu gjatë natës edhe në qarkun Korçë kanë nisur reshjet e borës. Gjatë ditës së sotme mësohet se ato vijojnë me intensitet të ulët. Trashësia e dëborës varijon nga 5 cm në zonat fushore, deri në 15 cm në pjesët malore si në rrugën e Dardhës.




Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje, pastrime e kriposje.



 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas