Niveli i ujit në lumin Shkumbin është rritur së tepërmi përgjatë 24 orëve të fundit, për shkak të shirave që kanë përfshirë të gjithë vendin.
Kjo ka rritur rrezikun e daljes nga shtrati të këtij lumi duke rrezikuar disa banesa në fshatrat e Lushnjes dhe Elbasanit.
Zv.kryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të 5 fshatrave në zonën e Lushnjës që të largohen bashkë me kafshët dhe mjetet nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, pasi siç ai thotë rrezikon të dalë nga shtrati.
“Lumi Shkumbin po del nga shtrati! Çdo banor i fshatrave Çermë e Sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për t’u larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjeherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve!”, shkruan Braçe në facebook.
Etiketa: përmbytje, rrezik, Shkumbini